Lajme
28.3.2022 09:25
Sekretariati për Çështje Evropiane, filloi me realizimin e iniciativës nga ana e Qendrës për trajnime të SÇE-së me titull “Bisedat e së premtes”. Bëhet fjalë për takime të shkurta një orësh të punonjësve në SÇE me karakter joformal në të cilat do të prezantohen persona të caktuar të cilët janë involvuar në procesin e integrimit evropian por edhe në punën e administratës, në të cilat ngjarje do të hapen temat apo përvoja, të cilat më pas do të diskutohen.
“Bisedat e së premtes” së parë i filluam me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të huaj rezident në Sekretariatin për Çështje Evropiane z-nja. Solanzh Maslovski, ekspert nga Republika e Francës, dhe z. Umer Al-Katib, nga RF e Gjermanisë Këshilltar Politik i Zëvendëskryetarit për Çështje Evropiane, z. Bojan Mariçiq. Ata prezantuan portofolet dhe përvojat e tyre si dhe aktivitetet në mandatin aktual të tyre. Ngjarja u moderua nga z. Dragan Tilev, Këshilltar Shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Në ngjarje morë pjesë rreth 40 të punësuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ku kishin rast të njihen me mundësitë e bashkëpunimit me dy ekspertë/këshilltar, si dhe shkurtimisht biseduan për aspektet e procesit të zgjerimit të BE-së në kontekstin aktual.