Lajme
15.2.2022 02:49
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vendin tonë, Andi Aranitasi.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Drejtori Aranitasi shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të realizimit të Strategjisë për Bashkëpunim 2018 – 2023, si dhe pritje për vazhdimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme në vendosjen e IPA 3 në kuadër të fondit investues për Ballkanin Perëndimor (FIBP), si pjesë e Agjendës për ndërlidhje, edhe atë të rëndësishme për projektet të cilët dalin më shumë nga Agjenda e Gjelbër, duke përfshirë edhe projekte për energji të pastër dhe iniciativa të BERZH-it për zhvillim të sektorit privat.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se e rëndësisë së veçantë është që të punojmë së bashku duke pasur parasysh mësimet e marra në zbatimin e projekteve dhe të përpilohet plan për ngritjen e kapaciteteve administrative për zbatimin e trajnimeve specifike, të cilët dalin nga rregullat për prokurime, tenderë dhe realizim të projekteve të BERZH, siç ishte kërkuar nga ana e IPA koordinuesit Nacional të mëparshëm.
Në vazhdim u shqyrtuan edhe mundësitë për projekte të mundshme në të ardhmen në bashkëpunim me BERZH atë në sfera prioritare të cilët janë në kontekst të ndërlidhjes të vendit tonë me rajonin, si dhe projekte konkrete në drejtim të zbatimit të agjendës së gjelbër me të cilët qytetarët do të fitojnë ambient më të pastër jetësor.