Lajme
12.5.2016 16:25
Me 10 dhe 11 maj 2016 në Bar, të Malit të Zi u realizua komiteti i Përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi në të cilën pjesëmarrës ishin delegacione nga më shumë institucione të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Blazheska. Komiteti i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi është në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane. Realizimi i Komitetit të dytë të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi paraqet edhe një konfirmim për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mbështetje reciproke në rrugën e integrimeve evropiane për institucioneve në Maqedoni dhe në Mal të Zi të fushave të interesit të përbashkët.
Në komitetin e përbashkët u diskutuan për më shumë tema të fushave të ndryshme. Sekretarja Shtetërore Blazheska theksoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk paraqet vetëm dëshirë po para se gjithash, përmbushje të kritereve të përbashkëta dhe reformave gjithëpërfshirëse në më shumë fusha nga të cilat prioritare duhet të jenë sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, reforma në gjyqësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe reforma të tjera në fusha të cilat janë të përfshira me Dialogun e Aderues në Nivel të Lartë.
Në komitet u potencua rëndësia e Agjendës së lidhshmërinë e cila është në fokus të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe paraqet mundësi të mirë për përforcimin e bashkëpunimit mes gjitha vendeve. Me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për vendosjen bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, gusht 2015 në Vjenë, gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u angazhuan të zbatojnë masa të buta për transport dhe energjetikë. Për përmbushjen e këtyre masave dhe bashkëpunim më të mirë të ndërsjellë të një rëndësie të veçantë për këmbimin e përvojave të interesit të përbashkët rreth sfidave.
U theksua se njëra nga qëllimet kryesore në fushën e energjetikës është inkurajimi i konkurrencës, me respektimin e rregullave të mos diskriminimit, objektivitetit dhe transparencës si dhe integrimi tregut energjetik i vendit në tregjet rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Komiteti i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi ka domethënie të madhe për arsye se me mbështetjen të cilën institucionet e Maqedonisë marrin në shkëmbim të përvojave lehtëson rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane.
Komiteti i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi u realizua me ndihmën dhe mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).