Lajme
12.5.2016 16:20
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane nën dritën e festimit të ditës së Evropës, 9 maj realizoi debat të ciklit Yjet e BE-së në temë: ‘’Barazia Gjinore’’, në të cilën debatuan studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, në hapësirat e së cilës u realizua e njëjta. Para fillimit të debatit për studentët fjali hyrëse kishin Zëvendëskryeministri Ademi dhe dekani i Fakultetit Juridik prof. Dr. Ferat Polisi, të cilët theksuan rrolin e debateve në zhvillimin e shoqërive demokratike.
Debati është një aftësi e rëndësishme, i shton vlerën jetës akademike por edhe shoqërore të të rinjve. Debati ju ndihmon të artikuloni mendimet tuaja në mënyrë të qartë dhe efikase – theksoi Ademi në fjalën e tij hyrëse.
Përmes debatit, jo vetëm që bëheni të shkathët në shprehjen e mendimeve tuaja, por edhe rriteni si person, ju mundëson të keni qëndrime për çështjet relevante sociale dhe ju inkurajon të komunikoni me njerëz. Debati ju inkurajon të mendoni më qartë dhe ju shtyn të mendoni shumë shpejtë për një periudhë shumë të shkurtër – shtoi Zëvendëskryeministri Ademi.
Debati i sotëm ka për qëllim ta rritë interesin dhe diturinë e të rinjve për çështje dhe tema lidhur me BE-në. Me këto debate, SÇE-ja ka për qëllim të mundësoj forum të hapur debatues mes të rinjve drejt inkurajimit të mendimit kritik dhe kulturës ku debati shihet si mënyrë demokratike për tejkalimin e dallimeve në mendime.
Debati i cila u realizua sot është pjesë e ciklit në kuadër të iniciativës ‘’ Yjet e BE-së’’ e cila filloi me realizimin në maj të vitit 2015 dhe do te vazhdojë edhe më tej gjatë këtij viti me qëllim të dëgjohet zëri i të rinjve si qytetarë të ardhshëm Evropian.
Debati është pjesë e projektit të SÇE-së Të rinjtë për BE-në.