Lajme
12.5.2016 16:09
Me 11.05.2016 Sekretariati për Çështje Evropiane realizoi prezantim në temë: ‘’Hyrje në procesin e Integrimit Evropian dhe përgatitja e versionit nacional acquis communautaire’’ në të cilën para studentëve të Departamentin për përkthim dhe interpretim pranë Fakultetin Filologjik ‘’Blazhe Koneski’’ në Universitetin ‘’Shën Kirili dhe Metodi’’ nga Shkupi u prezantua pasqyrim i shkurtë i marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, u përshkrua procesi i integrimit Evropian, procesi i krijimit të versionit të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe rëndësia e saj , koordinimi, strukturat dhe dinamika me të cilat zhvillohet ky proces i rëndësishëm.
Në prezantim vëmendje të veçantë dhe më e rëndësishme për përkthyesit dhe interpretuesit iu kushtua përgatitjes së versionit nacional të së drejtës së Bashkimit Evropian si dhe rëndësia e tyre në procesin e negociatave për anëtarësim
Gjithashtu, u theksua edhe nevoja e numrit më të madh të përkthyesve dhe interpretuesve me kualitet të lartë për punë në institucionet e Bashkimit Evropian në kohë kur Republika e Maqedonisë do të jetë vetë anëtar i Bashkimit Evropian dhe kur gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare në institucionet e Bashkimit Evropian.