Lajme
05.5.2016 15:35
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi sot 05.05.2016 realizoi takim me Marijana Petir, Euro deputete kroate dhe Kryetare e Grupit Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian.
Zëvendëskryeministri Ademi u falënderua për iniciativën e z-nj Petir dhe angazhimin e saj personal për rikthimin e grupit Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, sepse në atë mënyrë do të mund të promovohen qëndrimet dhe interesat tona.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes aktuale politike si dhe bashkëpunimit bilateral të vendit me Republikën e Kroacisë.
Lidhur me gjendjen aktuale politike, e cila bashkërisht u vlerësua si shumë e ndërlikuar, bashkëbiseduesit potencuan se ditët në vijim dhe në periudhën e ardhshme, hapat e ndërmarra nga ana jonë duhet të lëvizin në drejtim të përmbushjes së plotë të detyrimeve nga marrëveshja Politike dhe sigurimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme. Fokusi kryesor i të gjithë aktorëve politik, pa përjashtim, duhet të jetë gjetja e zgjidhjes së përbashkët për krizën e krijuar juridike dhe politike, me çka do të ruhet prioriteti ynw strategjik, perspektiva euro-atlantike e vendit, konkluduan bashkëbiseduesit.
Gjatë bisedës zëvendëskryeministri Ademi falënderoi për mbështetjen e fortë të cilën Republika e Kroacisë e jep për integrimin evropian të Maqedonisë dhe theksoi se në Sekretariatin për Çështje Evropiane, në këtë moment, implementohet Tuining projekt i financuar nga BE, për përforcimin e strukturave koordinuese për integrim, i cili zbatohet në konsorcium nga tre vende anëtare, mes të cilave Kroacia (krahas Gjermanisë dhe Polonisë).
Euro deputetja Petir, si folëse kryesore, ishte pjesëmarrëse në debatin në temë ‘’BE Bisedime: Politika e zgjerimit dhe perspektivat e saja’’ nën organizimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në të cilën morrën pjesë edhe Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ministri i Punëve të Jashtme Poposki, ndërkaq debatuan edhe përfaqësues nga partitë politike, institucionet shtetërore, komuniteti akademik, si dhe përfaqësues të sektorit civil.