Lajme
04.5.2016 17:17
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane z. Arbër Ademi sot morri pjesë në hapjen e programit "Ditët e Evropës në Komunën e Çairit" i cili organizohet nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare dhe Komuna e Çairit.
Zëvendëskryeministri Ademi përshëndeti organizimin e këtij eventi i cili inicon festimet për 66 vjetorin e Bashkimit Evropian.
"Sot jemi këtu për të promovuar prezencën e idesë dhe vlerave Evropiane të cilat janë të lidhura edhe me bindjet e qytetareve të Maqedonisë, e veçanërisht të gjeneratave të reja si shtylla kryesore e shoqërisë sonë" theksoi zëvendëskryeministri duke informuar për aktivitetet të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane do ti ndërmerr për shënimin e ditës së Evropws-9 Maj.