Lajme
04.5.2016 16:26
Sot më 04.05.2016, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt prezantimi i Programit nacional të reviduar për miratimin e të Drejtës së BE-së (NPAA) për vitin 2016, para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Arbër Ademi, në fillim shkurtimisht foli për situatën aktuale politike, duke theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për dalje nga kjo situatë. Gjithashtu ai theksoi se alternativa jonë e vetme për sigurimin e të ardhmes evropiane të vendit është sigurimi i zgjedhjeve kredibile demokratike, rezultatet e të cilave do të jenë të pranueshme gjerësisht. Me domethënie thelbësore është implementimin agresiv i Reformave urgjente prioritare, sigurimi i rekomandimit të KE-së për fillimin e negociatave aderuese, thellimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, zgjidhja e çështjeve të hapura bilaterale, si dhe vazhdimi i qasjes pozitive dhe proaktive ndaj të gjitha iniciativave rajonale dhe përgjithësisht bashkëpunimit rajonal – shtoi Ademi.
Rreth Programit nacional për miratimin e të Drejtës së BE-së që përfshin periudhën 2016-2020, Ademi nënvizoi se nga 2006 e këtej, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe administrata e saj, nën koordinim të SÇE-së dhe bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian, përgatit revizion gjithëpërfshirës të NPAA-së, nga të gjitha aspektet politike, juridike, administrative dhe financiare.
Revizioni i NPAA-së për vitin 2016 mban konceptin metodologjik të njëjtë për përgatitje të këtij dokumenti. Vëmendje e veçantë u vendos në ndërlidhjen e prioriteteve të NPAA-së me Reformat urgjente prioritare dhe Planin e aktiviteteve, si dhe realizimin e Reformave urgjente prioritare (PARIRP) duke përfshirë edhe qëllimet e Dialogut Aderues të Nivelit të lartë, Programin e reformave ekonomike (ERP) dhe strategjinë për Evropën Juglindore 2020.
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se partnerët tanë në këtë proces të përbashkët janë institucionet e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe se çdo këshillë dhe ndihmë nga ana e tyre, në funksion të avancimit të arritjeve të aspiratave tona euroatlantike, i çmojmë sinqerisht dhe i vlerësojmë si qëllimmira.