Lajme
27.4.2016 18:09
Sot me 27.04.2016, në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, para Kryetarit të ASHAM-së, Akademik Taki Fiti dhe anëtarëve tjerë të Këshillit për Eurointegrime në ASHAM Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi prezantoi Programin Nacional për miratimin e të drejtës së BE-së, e cila mbulon periudhën 2016-2020.
ZKQRM Ademi në fjalën e tij gjatë prezantimit dha një pasqyrim të NPAA-së për këtë vit, e cila si çdo vit, nga viti 2006 deri më sot, Qeveria e RM-së dhe administrata e saj, nën koordinim e SÇE-së e përgatit duke i përfshirë të gjitha aspektet, politike, ligjore, administrative dhe financiare në bazë të gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian.
Revizioni i NPAA-së për vitin 2006 ka të njëjtin koncept metodologjik të përgatitjes së këtij dokumenti, respektivisht përmbajtja e saj përfshin planet sektoriale për harmonizim të legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, dinamikën e duhur për përforcimin e institucioneve për implementimin e legjislacionit, si dhe resurseve të domosdoshme për realizimin e rekomandimeve në përputhje me Raportin e KE-së për Maqedoni për vitin 2015 si dhe obligimet e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim - theksoi Ademi.
Vëmendje të veçantë iu kushtua lidhjes së prioriteteve të NPAA-së me Planin e aktiviteteve për realizim e Reformave Urgjente Prioritare (PARIRP), duke përfshirë edhe prioritetet e Dialogut aderues në nivel të lartë, Programit Reformues Ekonomik (PRE) dhe Strategjia EJL 2020.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Ademi theksoi, se lidhur me bashkëpunimin e dy institucioneve tona ASHAM dhe SÇE, ofrohet mundësia që NPAA si dokument gjithëpërfshirës dhe shtojcat e saja të shfrytëzohen nga ana e institucioneve hulumtuese të ASHAM-së dhe anëtarëve të saj, për thellimin e synimeve (selektimin) të temave për analiza të mëtutjeshme. Nga ana tjetër, Këshilli, mund ti përzgjedh fushat prioritare dhe temat specifike, të cilat në dinamikë të caktuar, do të mund të përgatiten analiza të shkurtra apo më të thella të politikave aktuale, të organizohen debate shkencore apo debate të hapura dhe të përgatiten udhëzime, sugjerime, komente të dobishme për pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe/ose gjyqësor, si dhe për sektorin civil.