Lajme
18.4.2016 16:32
Si rezultat i bashkëpunimit , që vijoi pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim muajin e kaluar mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, bashkë me paraardhësin e tij Zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi realizuan takim pune me Kryetarin e ASHAM-së, Akademik Taki Fiti në lidhje me organizimin e Konferencës “Maqedonia drejt Bashkimi Evropian 2020 – Përvojat, sfidat dhe perspektivat“ e cila duhet të realizohet me 06 maj 2016 në hapësirat e ASHAM-së.