Lajme
18.4.2016 10:10
Sot zyrtarisht hyri në fuqi marrëveshja për udhëtim me letërnjoftim mes shtetasve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.
Marrëveshja u lidh në bazë të principeve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mira miqësore mes dy shteteve, në drejtim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit si dhe lehtësimit të udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve.
Duke pasur parasysh lidhjet fqinjësore mes shtetasve të këtyre dy vendeve, veçanërisht nevojat e kalimit të kufirit për personat të cilët jetojnë në rajonin kufitar do të ju lehtësohet lëvizja e tyre, po ashtu kjo marrëveshje lehtëson edhe qarkullimin e mallrave, që do të ndikoj pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Kjo marrëveshje u lidh ne fillim të vitit në Prishtinë, ndërkaq ajo sot edhe implementohet.