Lajme
14.4.2016 13:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës z. V. Vuter Plomp.
Gjatë kohës së takimit Zëvendëskryeministri Ademi informoi për pjesëmarrjen e tij në takimin joformal të ministrave të Këshillit për punë të përgjithshme në Amsterdam. Zëvendëskryeministri Ademi dhe ambasadori Plomp, gjithashtu, diskutuan ngjarjet aktuale politike në vend, në veçanti ditët e fundit, gjatë së cilës u theksua rëndësia e periudhës së ardhshme të ndërmerren hapa në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes politike dhe sigurimi i kushteve për zbatimin e zgjedhjeve demokratike dhe kredibile.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Prioritetet Reformuese Urgjente dhe u dakorduan se është e nevojës që në periudhën e ardhshme fokusi të mbahet në aktivitetet të cilët janë kyçë për perspektivën evropiane të vendit.
Ademi dhe Plomp shkëmbyen mendime edhe për sfidat dhe aktivitetet për menaxhimin me krizën e migrantëve ku veçuan edhe gjendjen dhe incidentet e fundit në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Zëvendëskryeministri Ademi gjatë bisedës theksoi se bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve jo vetëm që duhet të vazhdojë por edhe duhet të thellohet. Ai gjithashtu u falënderua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës, në veçanti gjatë periudhës së kryesimit të tyre me BE-në, duke theksuar se kriza e migrantëve dhe refugjatëve tregon se sa e rëndësishme është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në BE sa më shpejtë.