Lajme
12.4.2016 16:36
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Ana Blazheska sot realizoi takim me delegacionin e Ministrisë për tregti të RP Kineze, e kryesuar nga Zhao Gang, zëvendës- drejtor gjeneral në departamentin e ndihmës Kineze, në Ministrinë e financave dhe tregtisë.
Takimi u fokusua në çështjet lidhur me projektet e ardhshme nga bashkëpunimi bilateral, të cilat realizohet me mbështetjen e RP të Kinës. Në plan të parë u diskutuan nisja më e shpejtë e ndërtimit të Sh.F. Vera Jociq në komunën e Gazi Babës dhe Sh.F. Naim Frashëri në komunën e Tetovës, si dhe projekti e- Arsimit, e cila parasheh lidhjen e rrjeteve të shkollave të mesme, universitete dhe institucione tjera shtetërore në fushën e arsimit në territorin e qytetit të Shkupit.
Në lidhje me planet në të ardhmen, u theksua se RP e Kinës mbetet partner i përkushtuar i Republikës së Maqedonisë, duke përfshire deh sigurimin e mjeteve për projekte të inxhinierisë sociale (shkolla, çerdhe, objekte shëndetësore etj). Si dhe trajnime dhe vizita studimore me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave. Për këto si dhe projekte tjera të cilat janë prioritare në bashkëpunim, mjetet sigurohen mes marrëveshjeve të nënshkruara dhe të planifikuara për bashkëpunim ekonomik dhe teknik.
Mysafirët nga RP Kineze shfrytëzuan takimin për ti shpreh edhe falënderimet për bashkëpunimin e suksesshëm me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si institucion përgjegjës për koordinimin e punëve me partnerët e huaj (donatorë) në Republikën e Maqedonisë.