Lajme
23.3.2016 10:02
Sot në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dr. Fatmir Besimi kishte fjalën e tij në Konferencën Partneritetet e Ballkanit – Përforcim i lidhjeve në rajon” (“Balkan partnerships – Strengthening the region’s ties”) e organizuar nga think-tank organizata Miqtë e Evropës (Friends of Europe). Në konferencë gjithashtu pjesëmarrës ishte edhe Komisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore z. Johanes Han.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe Komisari Han u drejtuan në panelin e parë përkushtuar sfidave të cilat dalin në menaxhimin e krizës me migrantët. Besimi theksoi se është e nevojës që të vendoset një mekanizëm nëpërmjet së cilës ende më shumë do të forcohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të BE-së.
“Gjatë kohës së krizave ne duhet të jemi bashkë. Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian është i domosdoshëm” – theksoi Besimi duke iu referuar aktiviteteve të cilat ndërmerren në vend në lidhje me menaxhimin e fluksit të migrantëve dhe trajtimin e tyre.
Në fjalën e tij Komisari Han theksoi se duhet të kemi kuptim më të mirë për dallimet tona kulturore, dhe përvojave të ndryshme mes vendeve anëtare.
Gjatë ditës së sotme Zëvendëskryeministri Besimi do të realizoj takim me Komisarin Han dhe eurodeputetin dhe Raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian z. Ivo Vajgël.