Lajme
25.12.2015 16:27
Shkup, 25 dhjetor 2015 (MIA) - Prioritetet urgjente reformuese, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë në pjesën e jurisprudencës, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes, janë temë e diskutimit të takimit të sotëm mes zëvendëskryeministri Fatmir Besimi dhe ministrit të Drejtësisë, Adnan Jashari.
Takimi është pjesë e iniciativës "Vizita institucionale" е Sekretariatit për çështje evropiane.
"Qëllimi i vizitave të tilla është që krahas ndjekjes së rregullt në bazë javore të kemi takime tematike me institucionet sipas fushave ashtu siç qëndron në prioritetet urgjente reformuese", tha Besimi.
Në fokusin e takimit, ashtu siç shtoi, do të jenë pavarësia e gjyqësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe temat tjera nga kjo fushë të cilat janë definuar në prioritetet urgjente reformuese.
Në takim, ashtu siç potencoi ministri Jashari, do të bisedohet për masat që Ministria e Drejtësisë si kordinuese në Kapitullin 23 i ndërmori në raport të implementimit të tyre, e të cilat dalin nga Plani aksionar për prioritete reformuese.
Ministria e Drejtësisë do të informojë edhe për hapat e ardhshëm të cilat duhet të ndërmerren me fokusin e vërejteve që dalin nga raporti i fundit i Komisionit Evropian.