Lajme
14.10.2020 03:24
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot bashkë-kryesoi me Komitetin e Përbashkët për Monitorim, organ më i lartë në kuadër të shfrytëzimit të IPA fondeve, në të cilën pjesëmarrës ishin përfaqësues: Drirektorati i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, IPA struktura, donatorë dhe organizata civile.
ZKQ Dimitrov: "Vetëm nëpërmjet qasjes së sinqertë drejt çështjeve të hapura dhe përmes komunikimit të hapur me të gjithë palët në zbatimin e IPA-smund ti çojmë përpara punët. Të vërtetat dhe problemet me doemos ti shohim në sy për ti tejkaluar sfidat."
Në takim u miratuan konkluza të përbashkëta të cilat do të kontribuojnë drejt avansimit të dobësive të identifikuara të sistemit. Sekretariati për Çështje Evropiane rregullisht do ta ndjek përmbushjen e këtyre konkluzave dhe rekomandimeve brenda afateve.
Krahas zbatimit të përgjithshëm të IPA-s, kapavcitetet administrative, projektet e mëdha infrastrukturore, në takim u diskutuan edhe projektet siç janë ndërtimi i sistemit të kolektorëve në Shkup, ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë, rruga e shpejtë Gradsko Drenovë, projekte për mbështetje të turizmit.
Theks i veçantë iu vendos kapaciteteve administrative të IPA strukturës e cila mban barrën e zbatimit nga aspekti i përmbushjes së vendeve të lira, zbatimit efektiv të procedurave të prokurimeve, si dhe mirëmbajtja e projekteve.
Qëllimi i këtij forumi është që të bëhet shqyrtimi i zbatimit të IPA-s mes dy takimeve të komitetit, të cilat mbahen një herë në vjet. Ky është i pesti me rradhë, ndërkaq takim i parë on-line i Komitetit për arsye të situatës me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Me takimin bashkë-kryesuan Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Dejvid Kalen.