Lajme
13.10.2020 03:22
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot mbajti takim me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, në të cilën diskutuan për më shumë tema aktuale si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, zbatimi i reformave evropiane në vend, si dhe për bashkëpunimin bilateral.
Bashkëbisediuesit iu referuan edhe mbështetjes të cilën Maqedonia e Veriut e merr përmes ndihmës Sllovake (Slovakia Aid) në punën e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian si një forum demokratik për dialog të hapur dhe transparent për çështjet lidhur me negociatat aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
ZKQ Dimitrov: “Në këtë fazë të rrugës sonë drejt BE-së, mbështetja nga partnerët tanë bilateral është shumë e mirëseardhur. Republika e Sllovakisë është një shembull i shkëlqyer për rrugën të cilën Maqedonia e Veriut duhet ta kalojë në miratimin, pranimin dhe realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe absorbimin e fondeve evropiane në këtë proces.”
Zëvendëskryeministri Dimitrov gjatë takimit falënderoi për mbështetjen të cilën Sllovakia në vazhdimësi ia siguron Maqedonisë së Veriut përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së – gjatë vërshimeve të vitit 2017, gjatë kohës së krizës së migrantëve, si dhe për ndihmën e njoftuar për ballafaqim me pasojat shëndetësore të COVID-19.
Duke i përshëndetur sukseset të cilat Maqedonia e Veriut i arriti gjatë tre viteve të kaluara, Ambasadori Markush theksoi se rajoni dhe Bashkimi Evropian aktualisht kanë nevojë për tregime të suksesshme, ndërkaq Maqedonia e Veriut ka potencial të bëhet shembull i tranformimit të suksesshëm