Lajme
09.10.2020 12:06
Sot, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në takim lamtumire priti Ambasadorin e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Viorel Stanila.
ZKQ Dimitrov: "Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit që ishte lartë në listën e prioriteteve të kryesimit Rumun me Këshillin e Unionit për çka jemi mirënjohës"
Dimitrov falenderoi edhe për miqësinë e sinqertë, për angazhimin personal të ambasadorit dhe ndihmën e Rumanisë në realizimin e proceseve euro-atlantike të vendit tonë, duke i dëshiruar sukses në planet tij të metejme profesionale.
Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e afërta bilaterale mes dy vendeve, duke potencuar edhe bashkëpunimin në kuadër të instrumenteve IPA, TUINING dhe TAEKS.