Lajme
06.10.2020 01:04
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov së bashku me Ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keilo Haneda, nënshkruajtën Marrëveshje për Grant Ndihmë Japoneze për Zhillim Ekonomik dhe Social.
ZKQ Dimitrov: “ Në kushte kur bota ballafaqohet me një nga krizat më të mëdha e cila ka edhe pasoja serioze socio- ekonomike, kjo ndihmë nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej 100 milion Jen japoneze, apo rreth 813.000 euro janë më shumë se të mirëseardhura. Ndihma dukshëm do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpive shëndetësore dhe do tju lehtësojë punën e të punësuarve shëndetësor që janë në linjë të parë në luftën kundër pandemisë.”- theksoi Dimitrov i cili para ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes mbajti takim lamtumire me ambasadoren Haneda: “Këtë rast do të doja ta shfrytëzoj në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’i faleminderoj Ambasadores Haneda, e cila si Ambasadore e parë rezidente në vendin tonë në mënyre të konsoderueshme kontribuoi drejt avansimit të marrëdhenieve bilaterale si dhe rritjen e mjeteve zhvillimore japineze për mbështetjen e projekteve.
Si Koordinues Nacional për Ndihmë të huaj do të zotohem për thellimin e mëtejmë të marrêdhenieve bilaterale dhe bashkëpunim dhe besoj se krahas zhvillimit, me sukses do ta avansojmë bashkëpunimin social, ekonomik, kulturor dhe politik me Japoninën.”- theksoi Dimitrov
“Aktualisht çdo vend lufton me virusin korona me mjete personale dhe kapacitete shêndetêsore. Në të njejtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar ështe e përforcuar gjatë kësaj krize shëndetësore. Japonia është e lumtur që mundet ti mbështet përpjekjet e juaja. Japonia gjitmon i ka mbështet reformat e juaja drejt rrugës euro-atlantike. Në këtë rast do doja tju uroj pë anëtarësim tuaj ne NATO dhe fillimin e negociatave aderuese për BE. Përpjekjet e juaja në reforma do të intensifikohen dhe Japonia do të donte ti mbështes”- theksoi Ambasadorja Haneda gjatë ceremonisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Filipçe i cili theksoi se donacioni nga Ambasada e Japonisë është ndihmë e rëndësishme dhe mbështetje për sistemin shëndetësor, aty ku më shumë nevoitet. “Ambasada e Japonisë është një nga ambasadat më aktive. Në kuadër të bashkëpunimit me sektorin shëndetêsor e cila në vazhdon për shumë vite.
Jemi dëshmitar edhe tani se numër i madh i pajisjeve medicinale edhe krahas asaj që është donuar para më shumë se njëzet vite funksionon shkëlqyeshëm dhe akoma aplikohet në veprimtarinë shëndetësore, në atë mënyre duke ju ndihmuar ë shërbimet të cilët i pranojnë pacientët. Është karakteristike për çdo donacion të cilën e kemi pranuar deri tani nga Ambasada e Japonisë vendit dhe popullit Japonoz është stidiuar me hollësi. Në cilën mënyrë i analizojmë, nëcilën mënyrë do ti shfrytëzojmë dhe si në të vërtet do tju shërbejë për nevojat e pacientëve tanë. Në këtë kuptim mbëahtetja e qendrave rajonale shtëpitë shëndetësore në Kratove, Kavadarc, Makedonski Brod, në Shkup ishte dicka që punuam në mënyrë intensive në periudhen e kaluar. Dua të shpreh faleminderim të dëshiroj që ky bashkëpunim i suksesshëm të vazhdojë edhe më tej”, potencoi Ministri Filipçe dhe shtoi se për herë të parë në vendin tonë, falenderim Ambasadës Japoneze në dispozicion kemi ilaçin “Avigan” - për pacientë me COVID19.