Lajme
05.10.2020 04:17
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Ambasadorin Klemens Koja, në të cilën diskutuan për prioritetet dhe sfidat e periudhës së ardhshme.
Zëvendëskryeministri Dimitrov potencoi rënëdësinë e Minsionit të OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike të Maqedonisë së Veriut, në veçanti rolin e tyre në monitorimin e proceseve gjyqsore si një mekanizëm që në mënyrë të konsiderueshme koontribuon për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut.
ZKQ Dimitrov: "Një nga prioritetet e kësaj Qeverie është edhe zotimi i konfirmuar se deri në fund të vitit do të bëhet ndryshim në Kodin Zgjedhor se si duhet të shmanget ndryshimi i legjislacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor do të implementohen rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe standardet tjera ndërkombëtare, ndërkaq procedura do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, duke e përfshirë edhe opozitën dhe të gjitha palët tjera relevante në shoqëri".
Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për realizimin e qëllimeve programore të planifikuara të Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për periudhën që pason, me theks të veçantë në bashkëpunimin e OSBE-së lidhur me mbështetjen e proceseve reformuese në sferat e sundimit të Ligjit dhe qeverisjes së mirë.