Zëvendës kryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çeshtje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi një takim me ambasadorin e Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Emilio Lorenco Sera. Në këtë takim u bisedua për fillimin e negociatave aderuese me BE-në si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.
Zëvendëskryeministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme politike dhe ekonomike nga ana e Spanjës, duke shprehur shpresë se angazhimi për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në këtë rast historik me ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO do të reflektohet edhe në mbështetjen e rrugës sonë evropiane.
"Në këtë fazë të rëndësishme të procesit eurointegrues do të duhet të përqendrohemi në gjetjen e modaliteteve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh." "Ndihma do të ishte e mirëseardhur në fushat që lidhen me arritjen e prioriteteve tona kryesore të reformave në fushat ku Spanja ka përparësi, në mes tjerash edhe përmes Tvining bashkëpunimit," tha Dimitrov.