Lajme
25.4.2014 11:05
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Delegacioni i Komisionit Evropian sot mbajtën mbledhje informative në temë “Promovim i Rregullores IPA II (2014-2020)”, në të cilën të pranishmëve u drejtua dhe kishte fjalën e tij zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se muajve të fundit punohej në dy procese paralele: implementimin e IPA-s aktuale dhe programimin e IPA II. Programi paraqet definimin e prioriteteve për financimet e ardhshme, përmes IPA II të Dokumentit nacional strategjik të vendit. Ai theksoi se edhe pse ky dokument është nën kompetenca të Komisionit Evropian, Qeveria bën përpjekje të mëdha për të kontribuuar në këtë dokument, përmes grupeve dhe strukturave ekzistuese, të cilat tani më janë të formuara për IPA I. Në takim morën pjesë rreth 100 përfaqësues të mbi 30 Ministrive dhe institucioneve që janë shfrytëzues apo shfrytëzues potencial të IPA fondeve.
Ekspertë të shërbimeve të Komisionit Evropian i prezantuan të gjitha aspektet e rëndësishme të IPA II, informuan dhe diskutuan me të pranishmit për kuadrin rregullator, llojin dhe sferën përfshirëse të ndihmës, procesin e implementimit dhe të gjitha temat tjera relevante.
Fokusi më i gjerë Komisionit Evropian për mbështetje për periudhën 2014-2020, është i vendosur në zhvillimin socio-ekonomik, sundimin e së drejtës dhe qeverisjes së mirë, dhe këtë realizon përmes vendosjes së sektorëve prioritar në vijim për IPA II: Sundimi i ligjit dhe i të drejtave fundamentale (më parë i takonte Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme); qeverisje dhe demokraci (më parë reforma në administratën publike dhe integrim në Bashkimin Europian); mjedisi jetësor (më parë mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike); transport; konkurrencë dhe inovacion (më parë pjesë e sektorit për punësim dhe konkurrencë); arsim, punësim dhe politikë sociale (më parë pjesë e sektorit për punësim dhe konkurrencë); bujqësi dhe zhvillim rural; bashkëpunim ndërkufitar.
Shuma e gjithsejtë e mjeteve që do të jenë në dispozicion për Republikën e Maqedonisë përmes Instrumentit për ndihmë para-aderuese II, paraqet rreth 600 milion euro.
Përmes transparencës dhe gjithëpërfshirjes së procesit për përgatitje të IPA II, Sekretariati për Çështje Evropiane synon të kontribuojë në përgatitjen e administratës publike për programim më të mirë dhe shfrytëzim më të madh të IPA II dhe fondeve strukturore, përmes zgjedhjes dhe realizimit të projekteve që do të jenë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, me çka do të justifikohet përgjegjësia jonë për mjetet që do të na ndahen dhe do të kontribuojmë për gatishmëri më të madhe për fondet strukturore të ardhshme të Bashkimit Evropian kur Republika e Maqedonisë do të bëhet pjesë e saj.