Lajme
31.5.2019 15:31
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë
të Jashtme Nikola Dimitrov, në kuadër të vizitës së punës në Mbretërin e Belgjikës,
sot, mbajtën takim me Didie Rejnders, Zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Ministër
për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.
„Maqedonia e
Veriut mori një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv nga Komisioni Evropian, me
rekomandim të saktë se është gati menjëher të fillojë me negociata,
proces që është rrumbullakësim i optimizmit Evropian në kuadër të vendeve të
Ballkanit Perëndimor, i cili sërish paraqet lëndë djegëse primare për
stabilitet dhe prosperitet të rajonit", theksoi Osmani, duke iu referuar
Ministrit Rejnders synimin e Qeverisë për tu bërë partner i Bashkimit Evropian
përballë sfidave bashkëkohore në ndërtimin e një Evrope më të sigurtë, më
stabile dhe me prosperuese. „Fillimi e negociatave me Unionin do të thotë një
stimul shtesë për vendin që edhe më tej të luajë rolin e promotorit kryesorë të
idesë Evropiane në Ballkan, si përfundim thelbësor i të gjithë rajonit, por
edhe interes i pamohueshëm i vendeve-anëtare" shtoi Osmani.
„Vizita
bilaterale në Belgjikë po ndodh në një moment vendimtar, ku nga
kryeqendra e saj ,vetëm dy ditë para, morrëm valorizim të qartë për çdo gjë për
atë që arritëm vitin e kaluar- Maqedonia e Veriut të ketë dosie të pastërt dhe
të bindshme Evropiane. Në zemër të themeluesit të vendit të BE-së, aty ku
dëshirojmë të ndjehemi si në shtëpi, jemi të inkurajuar që ndajmë një
vizion të berbashkët me Belgjikën për atë se progresi i secilit vend duhet të
jetë i njohur në mënyrë objektive dhe të përshtatshme dhe se fillimi i
negociatave të pranimit nuk do të thotë anëtarësim por vetëm hapje e derës të
një udhëtimi të gjatë, të reformave thelbësore dhe evulocionit pozitiv.
Procesi do të
thotë gjithashtu edhe qasje deri te një mjet i rëndësishëm dhe i vërtetuar për
përforcimin e progresit të arritur, zhvillimin e mëtejshëm dhe evropianizimin e
përhershëm të Ballkanit. Ky është interesi ynë por edhe interesi i fuqishëm i
Bashkimit Evropian" – theksoi MPJ Dimitrov.
ZKQRMV
Osmani dhe MPJ Dimitrov potencuan përpjekjet e vendit për të vazhduar
edhe më tej me agjendën reformuese në drejtim të transformimit të vendit në
përputhje me rregullat dhe standardet Evropiane, por dhe në drejtim të
implementimit të vlerave Evropiane në shtëpi dhe rajon.