Lajme
07.4.2019 13:01
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,Bujar
Osmaninë kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me Ministrin për
Investime dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës së Polonisë, Jezhi Kviecinjski,
ku hapën temat për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe
për mbështetjen nga ana e Polonisë për integrimet evropiane të Republikës së
Maqedonisë së Veriut.
“Vetëm para tre ditëve Kuvendi i Polonisë
ratifikoi protokollin e NATO-s, ma jepni nderin që ti përcjell mirënjohjet e
sinqerta të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për
mbështetjen e vazhdueshme tëRepublikëssë Polonisë, si në bilateralet, duke
investuar në progresin e vendit tonë, ashtu edhe mbështetjen për integrimet
tona euro- atlantike” – deklaroi Osmani, duke theksuar edhe rolin e Republikës
së Polonisë në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit si në vetë
Bashkimin Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit.
Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani
theksoi se Qeveria jep mbështetje të fuqishme për rritjen dhe zhvillimin
ekonomik të vendit, përmes masave që stimulojnë investime të reja për
zhvillimin teknologjik dhe konkurrencë më të madhe për kompanitë në Maqedoni,
ku potencoi se investitorët e huaj duke i përfshirë edhe ata të Polonisë mund
të presin klimë stabile për investime në vendin tonë, si dhe mbështetje
financiare dhe bashkëpunim të plotë nga ana e Qeverisë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka ardhmëri të sigurt euro- atlantike, që krijon kushte të përshtatshme për
investitorët e huaj të cilët janë të mirëseardhur për vendin”, theksoi Osmani,
duke ftuar Ministrin Kviecinjski për vizitë në Republikën e Maqedonisë së
Veriut.
Më herët në kuadër të vizitës së punës disaditore
në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim me Ministrin për Punë të
Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, si dhe me Kryetaren
e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina
Bastos, kurse në agjendën e tij është edhe pjesëmarrja në mbledhjen vjetore
Horasis Global (Horasis Global Meeting) që është një nga mbledhjet kryesuese
botërore për biznes të liderëve politik ku këtë vit diskutimi do të fokusohen
rreth temës “Katalizimi i përfitimeve nga Globalizmi”.