Lajme
05.4.2019 16:51
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me
Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos
Silva.
Në takim u hapën temat lidhur me integrimin
evropian në Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Raportit të ardhshëm
të Komisionit Evropian dhe Samiteve e qershorit të Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Osmani referoi për reformat e zbatuara në fushat kyçe
prioritare sundimi i së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës,
reformat në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit, me të cilët, si që deklaroi Osmani u krijua i ashtuquajturi “trak
rekord” apo rezultatet e dukshme të reformave, si referim i rëndësishëm për
procesin euro – integrues.
“E çmoj shumë mbështetjen e Portugalisë për
aspiratat euro atlantike dhe për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë
së Veriut, si edhe qëndrimin e përgjithshëm të Portugalisë për mbështetjen e
zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sjellë stabilitet në
gjithë rajonin dhe do ti hap dyert për bashkëpunim në më shumë sfera, që
gjithsesi është në interes edhe në mbajtjen e stabilitetit në gjithë Evropën”,
theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke potencuar realitetin e ri evropian të
Ballkanit – Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner stabil i Bashkimit
Evropian në promovim dhe mbrojtjen e idesë evropiane në rajon, apo siç theksoi:
“Hallka që i mungon Evropës së Ballkanit”.
“Edhe pse aktualisht jemi në kampanjën parazgjedhore,
vazhdojmë ti zbatojmë reformat me dinamikë të fuqishme që të japim rezultate në
këtë periudhë kyçe për integrimin tonë evropian, për të marrë rekomandim të
pastër nga ana e Komisionit si dhe konfirmim të vendimit për fillimin e
negociatave me BE-në këtë vit”, shtoi Osmani.
Në kuadër të vizitës së punës në Portugali,
Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim edhe me Kryetaren e Komisionit për
Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos,
ndërkaq të dielën (7 prill) do të merr pjesë në takimin vjetor Horasis Global (Horasis Global Meeting ) që është një nga mbledhjet
kryesuese botërore për biznes të liderëve qeveritar ku këtë vit diskutimi do të
fokusohen rreth temës “Katalizatori i përfitimeve nga Globalizmi”.