Lajme
05.4.2019 12:01
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë mbajti
takim me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës
së Portugalisë, Regina Bastos.
Në takim u hapën temat për mbështetjen nga ana e
Portugalisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për
bashkëpunimin bilateral mes Parlamenteve të të dy vendeve si dhe për temat
lidhur me sfidat evropiane, si që janë: Bregzit,ndikimi i lajmeve të rreme, depërtimi i populizmit radikal, nacionalizmi,etj.
“Jemi dëshmitar të një periudhe më turbulente për
kontinentin e Evropës nga lufta e dytë
botërore e këndej. Zgjedhjet në Evropë po zhvillohen me sfida të rënda që
imponon procesi Bregzit, ku kontinenti ende është nën ndikimin e depërtimit të
populizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, por akoma janë aktuale edhe kërcënimet
bashkëkohore hibride” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit së
bashku theksuan se vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE
kanë detyrim të përbashkët në krijimin e një Evrope më stabile dhe më
prosperuese, ku Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është
partner stabil i BE-së në Ballkan.
Gjatë bisedimeve Zëvendëskryeministri Osmani
shkurtimisht informoi bashkëbiseduesen e tij edhe për implementimin e
reformave, për rezultatet e arritura, mënyra se si institucionet po adaptohen
në reforma, zgjedhjet e ardhshme, si dhe për proceset tjera lidhur me
integrimin evropian të vendit tonë.
Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se
bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve duhet të zgjerohet edhe mes dy
Parlamenteve, por në drejtim që më lehtë të shpërndajnë përvojë me kolegët nga
Portugalia, ku theksuan kënaqësi të ndërsjellë nga formimi i grupit për
bashkëpunim me Portugalinë në Kuvendin tonë.
“Parlamentet Nacionale luajnë rol shumë të
rëndësishëm në harmonizimin e legjislacioneve dhe harmonizimin e tyre me
legjislaturën evropiane ‘AKI’, dhe në
këtë drejtim pres aktivitete të përforcuara në periudhën e ardhshme, në veçanti
në drejtim të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shtëpive ligjdhënëse, përmes
grupit tani më të formuar për bashkëpunim me Portugalinë, si dhe përmes
shfrytëzimit të përvojës së Portugalisë në këtë proces”- shtoi Osmani. Në këtë
kontekst së bashku u konstatua se rroli i Parlamenteve Nacionale dhe
Parlamentit të Evropës është e rëndësisë së veçantë për procesin e zgjerimit
edhe për reformat e reja politike të BE-së.
Në kuadër të vizitës disaditore të punës në
Portugali Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Punë
të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, ndërkaq ditën e diell (07 prill) do të merr pjesë në takimin vjetor Horasis Global (Horasis Global Meeting ) që është një prej mbledhjeve
kryesuese botërore të liderëve politik ku këtë vit diskutimet do të fokusohen
rreth temës “Katalizim i përfitimeve nga Globalizimi”.