Lajme
28.3.2019 14:28
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Delegacionin e Eurostat kryesuar nga
Drejtori sektorial, Eduardo Baredo Kapelot.
Në takim u hapën temat për bashkëpunim të Eurostatit me Republikën e
Maqedonisë së Veriut, në veçanti në prag të mbajtjes së regjistrimit, e cila
pritet të realizohet vitin e ardhshëm.
“Ligji i ri për regjistrim është në fazën finale në procedurë qeveritare,
dhe së shpejti pres që të miratohet me çka do të hyjë edhe në procedurë
parlamentare. Plani ynë është që nuk do të kemi pengesa ta mbajmë regjistrimin
në vitin e ardhshëm 2020, për të cilën përgatitjet do të fillojnë që nga ky
vit, për të cilën pres që të kemi proces të suksesshëm nga i cili do të fitojmë
rezultate të besueshme”, theksoi Osmani.
Osmani theksoi në nevojën e një bashkëpunimi më të afërt mes Eurostat dhe
institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si trup i
njohurisë së lartë dhe fushës së përvojës, por edhe si autoritet i
pakontestueshëm, në drejtim të mënjanimit të çfarë do lloji dyshimi në
besueshmërinë e rezultateve, që është e një rëndësie të veçantë për vendin duke
pasur parasysh përvojën jo të mirë dhe mosbesimin e krijuar nga dështimi i
zbatimit të procesit radhën e kaluar.