Lajme
27.3.2019 16:23
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e iniciativës Adriatiko – Joniane kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm, Ambasadori Xhovani Kastelaneta, ku u hapën temat për sfidat dhe perspektivat nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në iniciativën Adriatiko – Joniane, Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko - Joniane, si dhe për procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
“Me anëtarësim të plotë në iniciativën Adriatiko- Joniane nga maji i vitit të kaluar Republikës së Maqedonisë së Veriut iu dha mundësia së bashku me vendet tjera anëtare të kontribuojë në ndërtimin e bazave solide për procesin e integrimit evropian, përmes kontributit aktiv në fushat prioritare në kuadër të kësaj iniciative, si transporti, turizmi, kultura dhe mjedisi jetësor” – theksoi Osmani, ku potencoi se pret që bashkëpunimi i iniciativës rajonale së shpejti të rezultojë edhe me kyçje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strategjinë Adriatiko - Joniane të Bashkimit Evropian, me të cilën vendi në përgjithësi do ti kyçet rrjedhave rajonale.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, krahas suksesit të madh në adresimin e çështjeve të hapura politike, në asnjë moment nuk lejoji zvogëlimin e intensitetit të agjendës reformuese, me të cilën vendi tregoi nivel të lartë të pjekurisë dhe gatishmërisë për negociata me BE-në”, theksoi Osmani, duke potencuar progresin konkret të reformave në fushat kyçe – gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit shprehën shpresë se bashkëpunimi në kuadër të rajonit Adriatiko – Joniane, krahas zhvillimit ekonomik do të sigurojë edhe integrim të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke i përmbushur kriteret e përshtatshme për lidhje të ndërsjellë, shkëmbim dhe bashkëpunim.