Lajme
26.3.2019 12:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku
me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, mbajtën
takim pune me përfaqësues e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe
Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.
“Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të
rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane
dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të
rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes etj.” theksoi Osmani, duke potencuar
rëndësinë edhe për zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, si dhe
rëndësinë e përmbushjes së kritereve evropiane në periudhën para Raportit të ri
të Komisionit Evropian.
“Kemi shans në periudhën që vijon të krijojmë atmosferë të drejtë dhe
kompetitive në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe me
të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në
Raportin e Komisionit Evropian, dhe në përmbajtjen e së cilës, sërish, do të
varet konfirmimi i vendimit të vendeve – anëtare të Samitit të qershorit, për
fillimin e negociatave me BE-në këtë vit” theksoi Osmani, duke potencuar
bindjen të cilën e morri nga anëtarët e AShMAA-s, si dhe nga drejtori
Trajçevski, për kapacitetin, përgatitjen dhe vendosmërinë e Agjencisë për të
siguruar atmosferë të drejtë dhe garuese gjatë kohës së kampanjës.
Osmani riafirmoi edhe përgatitjen e Qeverisë për bashkëpunim në drejtim të
sigurimit të të gjitha parakushteve dhe detyrimeve lidhur si me punën e
Agjencisë, ashtu edhe në përgjithësi lidhur në fushën e mediave.
Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të
Zëvendëskryeministrit Osmani, institucioneve përkatëse për zbatimin e reformave
që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i
detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit.