Lajme
22.3.2019 11:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional
për IPA Bujar Osmani, kryesoi me Komitetin e katërt monitorues
së bashku me Dejvid Kulen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë
Fqinjësore (DG NEAR), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga
Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
“Zbatimi i IPA-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me një
dinamikë, që është e rëndësisë së veçantë duke e pasur parasysh edhe
ndjeshmërinë e periudhës për integrimet tona evropiane. Edhe pse po
ballafaqohemi me sfida të caktuara, tani më e mbyllëm programin IPA 1 dhe mund
ti përkushtohemi në përgjithësi miratimit të IPA 2. Kemi programe ambicioze
realizimi i të cilëve dukshëm di të ndikojnë në përmirësimin e standardit të
qytetarëve, por do të ketë edhe rëndësi të veçantë në afrimin e institucioneve,
dhe në përgjithësi në vend drejt standardeve të BE-së” theksoi
Zëvendëskryeministri Osmani.
Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtuan edhe statuset e implementimit të IPA 1
dhe 2, si dhe të gjitha revizionet e porositura nga ana e DG NEAR, të
përditësuara në mënyrë të përshtatshme nga ana e institucioneve nacionale dhe u
konstatuan informacionet në vijim: programimi i IPA 2 pothuajse tërësisht (96%)
e përfunduar; një e pesta e tyre ose 23% nga programet janë lidhur marrëveshje;
dhe për pjesë të caktuar, apo për 12% nga marrëveshjet e lidhura, tani më janë
kryer edhe pagesat për kontraktuesit.
Komiteti Monitorues paraqet formë më të lartë të bashkëpunimit me shërbimet
e Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit është të shqyrtohet efektiviteti,
efikasiteti, cilësia, koherenca, koordinimi dhe pajtueshmëria në përgjithësi në
zbatimin e aktiviteteve në kuadër të IPA-s dhe përmbushja e qëllimeve të tyre,
si dhe shkëmbim i informacioneve dhe përputhshmëri të aktiviteteve që do të
ndërmerren në periudhën e ardhshme.
Para fillimit të mbledhjes për Komitetin Monitorues për IPA, Zëvendëskryeministri
Osmani kishte takim të veçantë me përfaqësuesin e Drejtorisë për Zgjerim (DG
NEAR) Dejvid Kulen, ku diskutuan për reformat e zbatuara në kuadër të procesit
të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.