Lajme
12.3.2019 13:58
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mori pjesë
në promovimin e Qendrës Koordinuese Nacionale për parandalimin e krimit të
organizuar dhe serioz, në të cilën së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë
dhe Ministër për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Oliver Spasovski kishin fjalët e tyre para të pranishëmve.
Në fjalën e tij Osmani potencoi rëndësinë e reformave dhe rezultateve
lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe serioz, si pjesë e detyrimeve
të marra nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e
reformave në fushat e parapara.
“Promovimi i sotëm i Qendrës Koordinuese Nacionale për luftë kundër krimit
të organizuar dhe serioz, vjen në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm
për vendin, kur të gjitha përpjekjet e vendit janë të përqendruara në dhënien e
një numri sa më të madh dhe sa më cilësorë të reformave, të cilat do të
sigurojnë edhe të a.q. “trak rekord”, gjegjësisht shembuj të qartë të
implementimit të reformave, për çka, kontribut të rëndësishëm pres pikërisht
nga raportet për punë të kësaj qendre dhe trupave të ngjashëm”, theksoi Osmani,
duke i potencuar edhe mjetet nga IPA programet- 2017 – projekti për parandalim
të krimit serioz në Ballkanin Perëndimor, si dhe për mbështetjen financiare
gjatë hartimit të mjeteve të IPA- 2020, përmes të cilëve janë siguruar mjete
për këtë trup koordinues, dhe në përgjithësi për luftën kundër krimit të
organizuar dhe serioz.
Në këtë drejtim Osmani theksoi kënaqësi nga puna e ekipit përgjegjës për
reforma në MPB, kryesuar nga Ministri Spasovski, për implementim
jashtëzakonisht të suksesshëm të detyrimeve të marra të Planit 369 dhe Planit
18, si në pjesën e AOT, reformat në DSK, po ashtu edhe në këtë pjesë –
përforcimin e kapaciteteve të luftës kundër krimit të organizuar dhe serioz. Me
çka shtoi Osmani Republika e Maqedonisë së Veriut tregon nivel serioz të
pjekurisë për të cilën pret të rezultojë me konfirmim të vendimit nga ana e
Këshillit të Evropës në qershor për fillimin e negociatave me Bashkimin
Evropian këtë vit.