Lajme
12.3.2019 13:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje
Evropiane sot mbajtën takim me Komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave
për ndjekje të komunikimeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së
Veriut, kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.
Në takim u diskutua për rolin e Komisionit në sigurimin e mbikëqyrjes
efikase parlamentare mbi punën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, si
dhe mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e SÇE-së si koordinator në
procesin në kuпtim të mbështetjes institucionale teknike dhe financiare, duke përfshirë
edhe projektet me të cilat disponon Sekretariati.
“Reforma e shërbimeve të sigurisë është një nga fushat prioritare të
përcaktuara nga KE,dhe vendet anëtare”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. “Nga
aspekti e kuadrit ligjor kemi progres të konsiderueshëm, respektivisht me
sukses përfunduam fazën e parë, me formimin e ATO-s dhe tani më, në procedurë parlamentare janë edhe ligjet me
të cilat do të mundësohet ndarja e DSK-së nga MPB-ja dhe formimi i një agjencie
të re, e cila do të jetë përgjegjëse për inteligjencë të brendshme për qëllime
sigurie” – shtoi Osmani. Në vazhdim ai theksoi kënaqësi nga puna e Komisionit
Parlamentar për ndjekje të shërbimeve të sigurisë, duke potencuar si një ndër
mjetet kryesore në vendosjen e funksionimit të reformave si element i
rëndësishëm ku do të vlerësohet transformimi në përgjithësi i sistemit të
sigurisë së vendit.
Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit
Osmani, që ka për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave nga Plani 18,
sfidat lidhur me të njëjtën, si dhe “trak rekord” i përshtatshëm i aktiviteteve
nga zbatimi i reformave.