Lajme
11.3.2019 19:23
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mori pjesë
në takimin joformal të Ministrave të vendeve kandidatë për anëtarësim në BE, së
bashku me Ministra dhe Sekretar Shtetëror për Çështje Evropiane të vendeve –
anëtare të Bashkimit Evropiane që u mbajt në Bukuresht, në kuadër të kryesimit
të Rumanisë, si një nga stacionet rrugore para Samitit të madh përkushtuar
ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu të Rumanisë më 9 Maj.
Në takim u diskutua për perspektivat e procesit të zgjerimit të Bashkimit
Evropian, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë evropiane, si dhe u
këmbyen përvoja mes vendeve kandidatë në aspektin e sfidave me të cilat
ballafaqohen në procesin para-aderues.
“Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i Ballkanit – vend që nuk ka
çështje të hapura me fqinjët, me stabilitet të brendshëm – politik dhe
stabilitet etnik, e cila është në rrugë të sigurt të bëhet anëtare e 30-të e
NATO-s si dhe presim edhe fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian
këtë vit”, theksoi Osmani, duke potencuar këtë sukses si pjesë e momentumit të
ri Evropian të Ballkanit, integrimi i të cilit në BE do të thotë sukses, i
politikës së zgjerimit të BE-së dhe do të kontribuojë në krijimin e një Evrope
stabile, të sigurt dhe prosperuese.
Ky takim është e dyta nga sërë takimesh mes BE-së dhe vendeve kandidate për
anëtarësim, pas të parit që u mbajt në Vjenë, dhe që janë në drejtim të
përgatitjes së vendeve – anëtare, dhe vendeve – kandidate për anëtarësim në
Bashkimin Evropian, për Samitin e ardhshëm në Sibiu, Rumani, ku do të
përcaktohen drejtimet për dukjen e ardhshme të Unionit.