Lajme
07.3.2019 15:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për
vizitë pune qëndron në Mbretërinë e Spanjës mbajti takim me Ministrin për
Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës,
Luis Marko Aguiriano Nalda, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësuesi i shtetit
në BE.
“Mes dy vendeve tona asnjëherë nuk ka pasur mosmarrëveshje politike,
përkundrazi, mbështetja për integrimet tona evropiane nga ana e Spanjës paraqet
vazhdimësi që i ndjek marrëdhëniet tona që nga vetë pavarësia e vendit”,
theksoi Osmani në takim, duke i përcjell mirënjohje në emër të Qeverisë së
Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen nga ana e Spanjës për integrimet
evropiane dhe euro- atlantike të vendit, si dhe për ndihmën bilaterale, në
veçanti të theksuar nëpërmjet tuining projekteve mes dy vendeve.
Osmani referoi edhe për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në
Planin 18, në veçanti në sferat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimeve të
sigurisë dhe inteligjencës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar, si bazë për Raportin e ardhshëm të
Komisionit Evropian, për të cilat Osmani shprehu besim se për cilësi do ta
tejkalojë atë të vitit të kaluar, dhe do të sigurojë bazë solide para samiteve
të qershorit të Këshillit të BE-së.
“Nuk ekziston më dilemë, pengesat politike për progresin tonë janë
shmangur, ndërkaq dinamika e agjendës reformuese do të sigurojë pozitë të
pastër për konfirmimin e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në këtë
vit”, përfundoi Osmani.