Lajme
06.3.2019 14:35
Zëvendëskryetari i
Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së sotme në
Republikën e Sllovenisë kishte takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së
Republikës së Sllovenisë dhe Ministër për Punë të Jashtme, Miro Cerar, ku u
hapën temat lidhur me integrimin evropian të vendit në drejtim të fillimit të
negociatave aderuese me Unionin, dinamikën e zbatimit të reformave të parapara
në Planin 18, si dhe pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit.
“ Vazhdueshmëria e
miqësisë mes dy vendeve, si dhe afërsia e dy popujve, më japin të drejtë të
kërkoj mbështetje të fuqishme nga ana e Republikës së Sllovenisë për integrimet
evropiane të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, dhe atë jo vetëm si votë për konfirmim të vendimit për fillim të
negociatave në samitet e qershorit të Bashkimit Evropian, por edhe për
mbështetje në promovimin e tregimit tonë edhe tek vendet tjera – anëtare,
promovim të tregimit të suksesshëm të Ballkanit, që gjithsesi meriton të
mbështetet në interes të promovimit të vlerave evropiane në rajon”, theksoi Zëvendëskryeministri
Osmani në takim, duke theksuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe
transformimin e tij evropian, si interes i ndërsjellë i të dy vendeve që kanë
dobi të drejtpërdrejtë nga siguria dhe stabiliteti në rajon.
Në takim Osmani
shprehu mirënjohje të sinqertë deri tek kolegu i tij Cerar, si dhe deri tek
Qeveria dhe populli i Republikës së Sllovenisë, për ratifikimin e shpejtë të
protokollit të NATO-s, të parët pas Greqisë, me çka, si që theksoi Osmani,
Sllovenia riafirmoi miqësinë mes dy vendeve, si dhe afërsinë e dy popujve.
Në kuadër të
vizitës në Slloveni, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takime me Sekretarin
Shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Dobran
Bozhiç, edhe me Drejtoren Programuese të
Qendrës për Perspektiva Evropiane, Andreja Dolniçar Jeraj.