Lajme
06.3.2019 11:47
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti
takim me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës
së Sllovenisë, Dobran Bozhiç.
Në takim u diskutua sfidat e
integrimeve euro- atlantike me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë së
Veriut, në veçanti në periudhën në prag të samiteve të qershorit, si dhe u
hapën temat lidhur me zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor me të
cilën forcohet stabiliteti dhe siguria në Union, si dhe për bashkëpunimin
rajonal në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është realiteti i ri i Ballkanit: vend që
nuk ka çështje të mëdha të hapura, me marrëdhënie stabile ndëretnike dhe
kohezion të brendshëm, që tani më është pjesë e iniciativës rajonale për
promovim të rregullave evropiane, standarde dhe vlera nëpër gjithë rajonin, me
qëllim përfundimtar të sigurojë stabilitet të vazhdueshëm në Ballkan”, theksoi
Osmani, si dhe potencoi se ky tregim i suksesshëm duhet të jetë motiv dhe
shtytje për vendet e Ballkanit Perëndimor, si aspirant për anëtarësim në BE.
Para takimit me Bozhiç, Zëvendëskryeministri
Osmani mbajti takim edhe me Drejtoren e Qendrës Programues për Perspektiva
Evropiane, Andreja Dolniçar Jeraj, me të cilën krahas integrimeve
euro-atlantike, u hapën tema lidhur me menaxhimin e krizës së migrantëve,
rritjes së fundamentalizmit, si dhe luftën për menaxhimin e përhapjes së lajmeve
të rreme me të cilat ballafaqohet rajoni.
Në kuadër të vizitës në Republikën e Sllovenisë,
Osmani do të mbajë takim me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së
Sllovenisë dhe Ministër për Punë të Jashtme, Miro Cerar, ndërsa në margjinat e vizitës
do të takohet edhe me Ema Rode, Zëvendës Drejtoreshë e Qendrës për bashkëpunim
Ndërkombëtar dhe Zhvillim.