Lajme
05.3.2019 12:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër
të vizitave institucionale lidhur me implementimin e reformave të Planit 18,
sot mbajti takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e
Korrupsionit.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani anëtarëve të komisionit jua përcolli gatishmërinë e Qeverisë për intervenim në kuadër të kompetencave të tyre, në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komisioni, si nga aspekti teknik, hapësinor dhe organizativ, si dhe mbështetje në përgjithësi dhe besim për punën e tyre.
Në vazhdim Osmani kujtoi mbledhjen e rregullt të Këshillit për Stabilizim
dhe Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që do
të mbahet na 19 mars në Bruksel, ku do të shqyrtohet suksesi në implementimin e
reformave të Planit 18. Në këtë drejtim Osmani edhe një herë kërkoi nga
administrata, nga gjitha institucionet përkatëse, ministritë resoliale, si dhe
nga Kuvendi për fokus të veçantë në përpjekjet për finalizimin e reformave, por
me qëllim të mbledhjes së ardhshme të KSA-së, të paraqitemi me një portofoli
mundësisht më të madhe të rezultateve të arritura dhe mundësisht me shume
reforma dhe më cilësore.