Lajme
04.3.2019 16:04
Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt mbledhja e
42-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE), të cilën e udhëhoqi Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Në takim u hapën temat aktuale
lidhur me integrimet evropiane të vendit në lidhje me statusin e zbatimit të
Planit 18, dinamikën e ardhshme dhe statusin e realizimit të reformave të
duhura, misionet vlerësuese dhe detyrimet e që dalin pas konkluzioneve të tyre,
aktivitetet për rrjedhën e skriningut shpjegues dhe sfidat me të cilat
ballafaqohet struktura negociuese, si
dhe revizioni i NPAA-së 2019-2021 dhe absorbimi i IPA-s.
“Në mbledhjen e parë këtë vit kërkova mobilizim në përgjithësi të
administratës për realizimin e reformave, dhe ajo shtypje dha rezultate – Plani
18 po realizohet me dinamikën e pritur, ndërkaq institucionet japin optimumin e
tyre” theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të seancës, pas së cilës iu
referua realizimit të deritanishëm të reformave në fushat kyçe: reforma në shërbimet e sigurisë, gjyqësorit, reforma në
administratën publike.
“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes
Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahet këtë
muaj në Bruksel, do të bëjmë seksion
monitorues për suksesin e implementimit të reformave, dhe në këtë drejtim
kërkoj fokus të veçantë nga administrata drejt finalizimit të reformave, për në
Bruksel të paraqitemi me dritë më të mirë të mundshme, me rezultate më tepër të
realizuara pas nesh”, potencoi Osmani në mbledhje.
Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trupin më të lartë
administrativ të Qeverisë në të cilën anëtarësohen Sekretarët Shtetëror të Ministrive,
Kryesuesit e Nën- komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë
e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.