Lajme
27.2.2019 14:27
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Ministrin në
detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj,
i cili për vizitë pune qëndron në vendin tonë.
Gjatë takimit
Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu mirënjohje deri tek Ministri Cakaj, si dhe
deri tek Qeveria e Shqipërisë, për ratifikimin e shpejtë të protokollit me
NATO-n si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për integrimet tona euro-
atlantike.
“Simbolika e
këtij gjesti thelbësor është edhe një dëshmi për marrëdhëniet jashtëzakonisht
të mira mes dy vendeve, të cilët kohë të gjatë jo vetëm që nuk kanë çështje të
hapura, përkundrazi, ndërtojnë marrëdhënie të cilët paraqesin shprehje të
vërteta të miqësisë së ndërsjellë dhe afrimit të qytetarëve të të dy vendeve”-
theksoi Osmani.
Në vazhdim të
takimit Osmani theksoi se krahas suksesit të Prespës, vendosmëria reformuese e
Qeverisë, dhe ndjeshmëria politike e qytetarëve suksesin e sotëm të vendit tonë
njëkohësisht paraqet frytin e mbështetjes së sinqertë dhe të pakufizuar nga ana
e miqve tanë ndërkombëtar, mes të cilëve edhe mbështetja e fqinjit tonë,
Republikës së Shqipërisë, e cila korrespondon edhe me rëndësinë e këtij suksesi
për të dy vendet, si dhe për rajonin në përgjithësi.
“Maqedonia e
Veriut dhe Shqipëria janë në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në
Bashkimin Evropian dhe mbështetja e ndërsjellë në këtë proces paraqet shprehje
të interesit tonë të ndërsjellë për suksesin e të dy vendeve në ambiciet e tyre
për fillimin e negociatave me Unionin këtë vit. Kemi edhe disa muaj që ti
adresojmë në mënyrë intensive detyrimet tona, dhe ti bindim vendet – anëtare se
kemi kapacitet, se kemi progres dhe se meritojmë fillim të negociatave me
BE-në” – shtoi Osmani.