Lajme
26.2.2019 16:17
Zëvendëskryetari
i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i
delegacionit të Republikës së Francës kryesuar nga Ministrja për Çështje
Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së
Francës, Natali Loazo, e cila për vizitë pune qëndron në vendin tonë.
Zëvendëskryeministri
Osmani shprehu mirënjohje personale deri tek Ministrja Loazo për përpjekjet dhe
mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane e cila u
potencua në takimet e sotme, dhe vlerësoi takimin si historike për vendin
lidhur me kohën – kur Maqedonia e Veriut lëviz drejt fillimit të negociatave
aderuese me BE-në.
“Evropë të
sigurte, stabile dhe të fuqishme, me institucione të fuqishme dhe efikase të
Bashkimit Evropian, janë prioritete për të cilat padyshim që ekziston interes i
ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës” – theksoi
Osmani, duke shtuar se integrimi evropian i vendit nga Ballkani Perëndimor në
mënyrë plotësuese do të kontribuojë në stabilitet, siguri dhe Ballkan të
integruar që do të jetë faktor afatgjatë për stabilitet të kontinentit në
përgjithësi, si dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave dhe progresit të Bashkimit
Evropian.
Në takim mes
Osmanit dhe Loazos u hapën edhe tema për progresin e Republikës së Maqedonisë
së Veriut nga më shume aspekte, përmes veprave të guximshme politike si që janë
Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me
Greqinë, si dhe përmes momentumit të përforcuar, në drejtim të përafrimit deri
tek rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, si një tregim i suksesshëm i
Ballkanit, shembull që është motivim për progres në integrimet euro- atlantike,
të cilën mund ta ndjekin edhe vendet tjera në rajon.