Lajme
15.11.2018 14:07
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit
Nacional për shpërndarjen e ndihmës së huaj në Republikën e Maqedonisë, së
bashku me Ministrin për Shëndetësi Venko Filipçe, në praninë e ambasadores së
Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda morën pjesë në dorëzim
pranimin e pajisjeve dhe rinovimin që u siguruan me grante, mjete të
pakthyeshme nga ana e Qeverisë së Japonisë.
“Më
paraqet kënaqësi të veçantë, që sot kam
nderin të mirëpres Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Japonisë në Republikën e
Maqedonisë KEIKO HANEDA, këtu në Klinikën Universitare për kirurgji digjestive,
ku akoma punoj. Kënaqësia është gjithsesi edhe më e madhe, nëse merret parasysh
se pikërisht me ndihmën zemërgjerë nga Qeverisa e Japonisë dhe me përkushtimin
e pakursyeshëm të Shkëlqesisë së saj Heneda, sot këtu i kemi këto kushte për
punë që po i shihni, e të cilat janë më së shumti të rëndësishme për pacientët
tanë”- theksoi Osmani, duke i potencuar pajisjet dhe rinovimet të cilat nga
granti i njëjtë i fiton edhe Instituti për sëmundje respiratorë tek fëmijët –
Kozle, si dhe Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri.
Në
vazhdim Osmani theksoi se që nga pavarësia, Japonia ka siguruar mbështetje të
madhe përmes ndihmës zyrtare për zhvillim në më shumë sektor të rëndësishëm, kyç
për arritje të proceseve tona reformuese dhe qëllimeve strategjike siç janë
shëndetësia, arsimi, zhvillimi i komuniteteve lokale, në shumë prej më shumë se
420 milion euro, për të cilën theksoi mirënjohje të veçantë deri në Qeverinë e
Japonisë, si dhe personalisht deri tek Ambasadorja Haneda, për kontributin e
saj personal në realizimin e suksesshëm të kësaj ndihme.
Sot në
klinikat universitare zyrtarisht në veprim u lëshuan tre projekte që janë pjesë
e gjithsej nëntë për të cilët në mars të këtij viti u nënshkruan marrëveshje në
kuadër të programit Grant për projekte të vogla për nevojat elementare
njerëzore për zbatimin e të cilëve
Qeveria Japoneze siguroi mjete në vlerë prej 428.066 eurosh.