Lajme
12.11.2018 15:49
Zëvendëskryetari
i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në
Bruksel, mbajti takim pune me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore,
Johanes Han, ku brifoi për progresin e vendit në fushën e implementimit të
detyrimeve nga procesi i integrimeve evropiane.
“Plani 18
tani më u miratua në Qeveri dhe implementimi i tij, tani për tani, po
zhvillohet pa pengesa. Pres që në kohë
të adresohen të gjitha fushat kyçe dhe të krijohen kushte për konfirmimin e
vendimit për fillimin e negociatave” – deklaroi Osmani në takim. Duke e
theksuar progresin në implementimin e reformave në fushat kyçe, në veçanti pas
zhbllokimit të Kuvendit me dritën e parë jeshile për ndryshime kushtetuese.
“Kuvendi
dha dritën e parë jeshile për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen
e Prespës, me të cilin, jo vetëm që u hap rruga për implementimin e detyrimeve
të Marrëveshjes, por edhe u krijuan kushte edhe për përshpejtimin e procesit reformues
të vendit në përputhje me konkluzat e Këshillit të Evropës të qershorit” –
theksoi Osmani, duke potencuar edhe progresin e marrëdhënieve mes Maqedonisë
dhe Greqisë, që avancohen me një rritëm të shpejtë.
“Personalisht
mora pjesë, së bashku me kolegun nga Greqia, Jorgos Katrugalos, në fluturimin e
parë pas një ndërprerjeje 10 vjeçare mes Athinës dhe Shkupit, me të cilën në
mënyrë simbolike dhe thelbësore afruam dy kryeqytetet më afër se një orë” –
theksoi Osmani, duke potencuar pajtueshmërinë mes dy vendeve rreth iniciativës trelaterale
mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit
të Prespës, si dhe në iniciativat për partneritet strategjik me Greqinë dhe
përkrahjen e tyre për integrimet evropiane të vendit.
Osmani
informoi Han edhe për progresin në përgatitjen e strukturës negociuese për
fillimin e negociatave. “Punojmë në mënyrë aktive në përfshirjen si të sektorit
civil, ashtu edhe të komunitetit akademik në strukturën negociuese, proces që
presim në mënyrë plotësuese ta përforcojë profesionalizmin negociues dhe
efikasitetin e vendit” - theksoi Osmani.
“Kemi
progres pas gjitha trajektoreve – adresimin e Reformave Urgjente Prioritare dhe
rekomandimeve lidhur me integrimet evropiane; implementimin e detyrimeve nga
marrëveshjet me Bulgarinë dhe Greqinë dhe progres në marrëdhëniet
ndërfqinjësore; si dhe në përgatitjen e ekipit dhe strukturës negociuese për
fillimin e negociatave”- theksoi Osmani, duke shprehur bindjen deri tek
Eurokomisioneri Han se Maqedonia me sukses do të përfshihet në Strategjinë e
Komisionit për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me sukses do ta
realizojë Agjendën 2025.
Në kuadër
të vizitës në Bruksel, Osmani mbajti edhe brifing joformal me përfaqësues të
Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), ku edhe
prezantoi Planin 18.