Lajme
19.9.2018 17:57
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt mbledhja e 15të e Komitetit të Përzier Parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian me të cilën bashkëkryesuan Goren Milevski dhe Aljoz Peterle, dhe fjalën e saj në kuadër të sesionit të parë punues kishte Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kalinka Gaber.
Në fjalën e saj Sekretarja Shtetërore Gaber potencoi momentin kryesor në të cilën gjendet vendi nga aspekti i ardhmërisë euro- atlantike, në veçanti rëndësinë e mbështetjes të cilën e marrim nga partnerët tanë ndërkombëtar, në veçanti nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.
Në vazhdim ajo potencoi se Qeveria në periudhën e kaluar me sukses iu përgjigj sfidave lidhur me zbatimin e reformave në vend si dhe lidhur me mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët. Gjithashtu shkurtimisht iu referua edhe rezultateve kyçe në sferat prioritare si që janë gjyqësori, reformat në shërbimet e inteligjencës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit .
“Mendoj që gjithë ne mundemi të jemi të kënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve vitin e kaluar, duke pasur parasysh se arritëm ta kthejmë vendin në rrugën e vërtetë drejt integrimit euro- atlantik”- theksoi Gaber.
Në këtë kontekst Qeveria do të mbetet e fokusuar në reformat në sferat prioritare të cilat përfshihen në Planin e ri 18, - si dhe të gjitha kapitujt prioritare afatshkurtra që del nga Raporti vjetor për vendin në prillit vitit 2018, si dhe prioritetet afatmesëm në versionin e reviduar të Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së BE-së 2019-2021.
“Progresi i arritur u konfirmua edhe me konkluzat e Këshillit të BE-së, që u konfirmuan edhe nga ana e Këshillit Evropian ku edhe u caktua mundësia e qartë për fillimin e negociatave aderuese në qershor të vitit 2019. Sipas kësaj në mënyrë intensive po punohet në formimin e strukturës negociuese në përgatitjen e procesit të skriningut, që fillon pas dhjetë ditësh me kapitullin 23- gjyqësor dhe të drejtat fundamentale” – shtoi Gaber, duke potencuar se administrata ka përvojë të kamotshme të akumuluar që do të jetë e rëndësisë së veçantë në këto procese.