Lajme
14.9.2018 13:59
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për
Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Sekretarin e Shtetit në
Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Audun Halvorsen, ku
në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua edhe Marrëveshja
për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë
përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Zyrës Rajonale për
Projekte të Kombeve të Bashkuara – UNOPS për grant mjete në lartësi prej dy
milion eurosh, mbështetje për zhvillimin socio- ekonomik të vendit, si dhe
mbështetje për procesin e euro – integrimeve.
“Mbështetja nga ana e Mbretërisë së
Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë, si dhe për integrimet tona evropiane
dhe euro- atlantike, vazhdon tani me dy dekada, dhe më lejoni, që për këtë
miqësi, z. Halvorsen ti përcjell mesazhet e sinqerta mirënjohëse nga ana e
Qeverisë, si dhe mirënjohjen time personale drejt tij, për angazhimin e tij në
realizimin e suksesshëm të ndihmës bilaterale të Norvegjisë për Republikën e
Maqedonisë”- potencoi Osmani në takim.
Osmani theksoi se me nënshkrimin e
marrëveshjes së sotme bilaterale për ndihmë financiare në lartësi prej 2 milion
euro, si pjesë e programit për zhvillim socio- ekonomik të rajonit, krahas
mjeteve të parapara për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal në njësitë për
vetëqeverisje lokale, ka edhe komponentë të rëndësishme për mbështetje të
procesit të integrimeve evropiane të vendit, që aktualisht paraqet prioritet të
lartë për vendin. “Me këto mjete, Qeveria, por në veçanti Sekretariati për
Çështje Evropiane, do të merr mbështetje të rëndësishme për përgatitjen e
administratës për hyrje në fazën e 2të të Marrëveshjes për Stabilizim dhe
Asociim; mbështetje për strukturën negociuese për procesin e negociatave; si
dhe mbështetje për procesin negociues të vendit, në përputhje me udhëzimet e
shënuara në konkluzat e Këshillit të qershorit të Bashkimit Evropian”- theksoi
Osmani.
“E gjithë kjo flet, përveç mbështetjes
së rëndësishme financiare, mjetet si grant që i siguron Mbretëria e Norvegjisë,
vinë në vend të duhur dhe për nevojat e duhura të vendit, duke i mbështetur
prioritetet tona më të rëndësishme – me sukses të përgatitemi për fillimin e
negociatave në qershor të vitit 2019” – shoi Osmani duke shprehur bindjen në
suksesin dhe implementimin e duhur të këtyre mjeteve, si dhe mirënjohje për
mbështetje në realizimin e projekteve deri të Zyra Rajonale për Projekte të
Kombeve të Bashkuara –UNOPS që do të jetë angazhuar për implementimin e së njëjtës.