Lajme
07.9.2018 16:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për
Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Olivie Kadik, Senator në
Senatin francez dhe përfaqësues i shtetasve francez të cilët jetojnë jashtë
Francës.
Në takim u hapën temat lidhur me
aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave
aderuese, në veçanti në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për negociata, si
dhe për sfidat lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe
referendumit që pason.
Zëvendëskryetari Osmani fillimisht
shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të francës, ku edhe potencoi
se vizita e sotme e Senatorit Kadik paraqet konfirmim për interesin dhe
përkushtimin e Francës në mbështetje të aspirata euro- atlantike të vendit
tonë.
“Franca është njëra prej faktorëve kyç
në kuadër të bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka
rrëndësi fundamentale për suksesin e procesit”, - theksoi Osmani në takim. Në
këtë drejtim Osmani potencoi se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit
Evropian bashkërisht përpiqen drejt një Evropë më të qëndrueshme dhe më të sigurt
në përgjithësi, ku jo vetëm Maqedonia por edhe vendet e rajonit i mbështesin
përpjekjet e Francës për një BE më kohezive, më funksionale dhe me të
qëndrueshme.
Në vazhdim të bisedës
Zëvendëskryeministri Osmani iu referua edhe referendumit të ardhshëm ku ai
shtoi se pret sukses në referendum, se qytetarët tani më kanë kuptuar
seriozitetin e këtij vendimi, si dhe gjithashtu pret një sjellje më të pjekur
nga të gjithë përfaqësuesit politik të vendit, të cilët nuk do e humbasin këtë
mundësi të papërsëritshme për të ndihmuar vendin e tyre dhe
qytetarët e tyre në përmbushjen e aspiratës së tyre për anëtarësim në BE dhe
NATO.