Lajme
08.6.2018 11:49
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë
për Çështje Evropiane, Bujar Osmani,
sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e prezantoi Planin 18,
para përfaqësuesve të sektorit civil.
“Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave,
dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga
Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në
koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”,
deklaroi Osmani për mediumet, para fillimit të prezantimit. Ai vuri në dukje se
edhe me Planin 18, Qeveria do të mbajë parimin e transparencës dhe
llogaridhënies, ku si shembull mori edhe konferencën e sotme me organizatat
Civile.
„Plani 18, në drafti versionin e tij, veç më është
prezantuar para Delegacionit të Bashkimit Evropian , kurse dy ditëve të kaluara
Planin e prezantova edhe në Bruksel, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit
Evropian, para disa Komisionerëve Evropian, referova për Planin 18 edhe para
përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Nënpresidenten Federika Mogherini“ theksoi
Osmani, që Plani 18, para finalizimit, do të prezantohet edhe para opozitës, më
qëllim, që të sigurohet një konsensus i plotë shoqëror ndaj reformave kyçe.
Gjatë
paraqitjes së përmbajtjes dhe rëndësisë së planit të ri të reformave,Plani 18,
para sektorit civil, Zëvendëskryeministri Osmani sugjeroi që Plani mbulon
periudhën e zbatimit të reformave deri në daljen e raportit të ri të Komisionit
Evropian, në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim që të siguroi një agjendë
reformuese për të gjithë vendin drejt reformave në periudhën e gjatë marrjes së
rekomandimit për negociata, deri në fillimin eventual të negociatave, kur
agjenda e reformave do të kishte një kurs krejtësisht të ndryshëm.