Lajme
06.6.2018 16:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel realizoi takim me Dimitris Avramopulos, Komisionerin për Migrim dhe Punë të Mbrendshme .
Në takim Zëvendëskryeministri Osmani e
paraqiti përmbajtjen e planit të ri të reformave, Planin 18. Me theks të veçantë mbi zbatimin e reformave në pjesën që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
respektivisht me migracionin, përfshirë
këtu edhe avancimin e bashkëpunimit me Fronteks-in.
“Po vij me lajme të
mira nga Shkupi. Dje Qeveria miratoi tekstin e
Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian,
që rregullon statusin e shërbimeve
kufitare dhe bashkëpunimin me autoritetet kufitare evropiane - FRONTEX ",
theksoi Osmani , duke ftuar Komisionerin
evropian qe të vizitoj Maqedoninë me ç’rast edhe do të firmosej kjo.
Në vazhdim, Osmani e informoi Komisionerin evropian për Planin e ri si një katalizator të reformave në vend, deri në fillimin zyrtar të negociatave. "Shpresoj për një rezultat të suksesshëm nga samitet e qershorit të Bashkimit Evropian, me një vendim që do të përcaktoj të ardhmen tonë euroatlantike", tha Osmani gjatë takimi.
Në kuadër të vizitës
dyditore në Bruksel, Osmani do të
takohet sot edhe me Kristijan Danielson,
Drejtor i Përgjithshëm në Drejtoratin
për Politikë Evropiane të Fqinjësis dhe Negocitat e Zgjërimit,me ç’rast do të
prezantohet Plani 18. Pritet qe Zëvendëskryeminsitri Osmani , krahas
mbështetjes së Planit ,do të kërkoj edhe sugjerime me qëllim qe ato të
shfrytëzohen për finalizimin e këtij Plani që pritet të miratohet së shpejti
nga Qeveria.
Nesër Osmani do të pritet edhe nga Federika
Mogherini Përfaqesuese e Lartë e
Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme,dhe të Sigurisë dhe Nënpresidente e
Komisionit Evropian,gjatë vizitës me karakter pune në Bruksel do të takojë edhe
përfaqësuesit e vendeve anëtare të
Bashkimit Evropian, në grupin e punës
KOVEB ,kurse në margjinat e vizitës, për integrimin evropian të Maqedonisë do
të flasë edhe para përfaqësuesve diplomiatik si dhe të sektorit civil në
Bruksel, në takimin që organizohet nga
fondacioni Hans Zajdl.