Implementimi i Marrëveshjes Kornizë është i lidhur
ngushtë me procesin e integrimit evropian të vendit, për të cilën flasin edhe
sërë konkluzionesh të Këshillit të BE-së vitet e fundit, që tregojnë nevojën e
shfrytëzimit të implementimi të përgjithshëm të së njëjtës, si gur themel për
ndërtimin e mëtutjeshëm të shoqërisë demokratike me karakter multietnik, si
kornizë për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni dhe mundësi për
zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta dhe më të integruara mes Republikës
së Maqedonisë dhe komunitetit euro- atlantik.
Qeveria merr parasysh
Procesin për Stabilizim dhe Asociim, detyrimet e marra me Marrëveshjen për
Stabilizim dhe Asociim, si dhe detyrimet nga dialogu për Aderim në Nivel të
Lartë dhe Reformat Urgjente Prioritare, përmes të cilave, përgatitja e
Propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve u bë pjesë e Planit 3-6-9 për ç
‘frenimin e proceseve euro-integruese, e cila u pranua gjerësisht si nga
publiku vendas, ashtu edhe nga miqtë e shumtë ndërkombëtar të Maqedonisë. Sipas
rregullores, Qeveria vendosi në këtë Propozim –ligj, si pjesë e procesit të
integrimit evropian, të më jep RVP numër 2017.0000.7414. apo ashtuquajtur status i flamurit evropian.