Lajme
31.8.2017 11:00
Prioritetet |
Shkala e përmbushur |
Përqindje |
1. Reforma në shërbimet e inteligjencës |
5/6 |
83% |
2. Lufta kundër krimit të organizuar |
3/3 |
100% |
3. Migracioni |
5/5 |
100% |
|
|
94% |
Prioritet: Reforma në shërbimet e inteligjencës
Në këtë prioritet
janë parapara gjashtë masa, prej të cilave tre janë përmbushur në përgjithësi,
ndërkaq tre janë në fazë të përparuar dhe do të përfundojnë në afatin e
paraparë.
1.
Fillojmë me diskutim
inkluziv në Kuvend për zgjedhje të modelit për reforma të sistemit të ndjekjes
së komunikimeve.
Status: Drejtori i DZK-së rregullisht merr pjesë në
seanca të organeve mbikëqyrëse në Kuvend, në proces është përgatitja e debatit
gjithëpërfshirës të Kuvendit.
2.
Përgatitje e planit për
realizim të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje
sistematike nga sundimi i ligjit lidhur me ndjekjen e komunikimeve (2015), me
listë të akteve ligjore, masave administrative dhe teknike dhe implikimet financiare.
Statusi: në proces është përgatitja të grupit punues që
do të jetë përgjegjës për realizimin e këtij aktiviteti.
3.
Operacionalizim i Qendrës
koordinuese Nacionale për luftë kundër krimit të organizuar.
Status: aktet ligjore të domosdoshme për funksionimin e
kësaj qendre kanë përfunduar, janë siguruar hapësira, është bërë vlerësimi për
përgatitje të institucioneve për operacionalizim. Në proces është pajisja
teknike e hapësirave.
4.
Përcaktimi i modelit dhe kornizës ligjore për mekanizëm
të jashtëm të pavarur për mbikëqyrje të punës së policisë në bashkëpunim me
Këshillin Europian dhe Avokatit të Popullit.
Status Modeli është përcaktuar, është përgatitur
informacioni dhe i është dorëzuar Qeverisë.
5. Formim dhe emërim i anëtarëve të Komitetit Nacional për
kundërshtim të dhunës ekstremiste dhe radikalizëm e cila çon deri në terrorizëm.
Status: Qeveria morri vendime për formimin e Komitetit dhe
emërimin e anëtarëve
6.
Emërim i koordinatorit
Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe lufta kundër terrorizmit
dhe zëvendësit e tyre
Status: Qeveria morri vendime për emërim të koordinatorit
dhe zëvendësit e tyre
Prioritet: Lufta kundër krimit të organizuar
1.
Fillim me reforma të
njësisë për luftë kundër korrupsionit në MPB
Statusi: filloi me planifikim të masave për
përforcimin e kësaj njësie.
2.
Përforcim i policisë
financiare dhe formim i grupit të punës ndërinstitucional me qëllim të
përforcimit të kapaciteteve dhe ekspertizë për zbatimi të hetimeve dhe
konfiskim të pasurisë në bazë sistematike.
Statusi: Qeveria miratoi
informacionin për nevojë të përgatitjes së strategjisë dhe autorizoi ministrin
të ndërmerr aktivitete për formimin e grupit punues. Aktivitetet janë në vijim.
Afati është në shtator 2017.
3. Sigurim i pajisjeve/ qasjes dhe personel i nevojshëm për
zbatimin e ndjekjes së komunikimeve të Drejtorisë Doganore dhe Policisë Financiare,
varësisht nga modeli që do të zgjidhet për reformë të shërbimeve të inteligjencës
Prioritetet:
Migracion
1.
Krijim i ekipit negociues,
miratim i pozitave negociuese dhe fillim i negociatave për Marrëveshjen lidhur
me statusi e agjencisë Evropiane për rojet kufitare dhe bregdetare.
Status: ekipi u
formua, bisedimet filluan. Takimi koordinues do të mbahet me 15 shtator 2017
2. Inicim i mbledhjeve teknike me KE-në për harmonizimin e
sistemit nacional me kërkesa relevante të rregullave në BE dhe Shnegen.
Statusi: është lëshuar
kërkesë për realizimin e mbledhjes.
3.
Formim i njësisë speciale
(taks force) për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe kontrabandë me migrantë,
e përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë Themelore Publike për luftë kundër
krimit të organizuar dhe korrupsion dhe MPB.
Status: me iniciativë
të MPB me 13 dhe 14 shtator do të realizohet punëtori rajonale me përfaqësues
nga Serbia dhe Greqia, pas së cilës do të nisë formalizmi i njësisë
4.
Organizim i punëtorisë
rajonale me pjesëmarrje të koordinatorëve Nacional nga vendet e Ballkanit
Perëndimor dhe BE-së për luftë kundër trafikimit me njerëz.
Status: punëtoria
do të mbahet gjatë muajit nëntor 2017.
5. Revidim i Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme në përputhje me rekomandimet e ekspertit të KE-së Status: Propozim ligji është i gatshëm