Lajme
24.8.2017 16:55
Zëvëndës Kryeminstri për Çështje Europiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e ambasadës së Republikës së Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u nënshkruajt ne Librin e zi-së.
Në librin e zi-së, Zëvendëskryeministri Osmani shkruajti: „Bajram Rexhepi, një jetë të tërë - Njeri me shembëlltyrë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ju.”
Bajram Rexhepi ishte politikan i rëndësishëm në Kosovë, ai ishte Kryeministri i parë i pas luftës së 1999, por fillimisht si Kryetar i këshillit bashkiak në Mitrovicë si dhe Kryetar i Komunës së Mitrovicës Jugore. Me profesion Rexhepi ishte mjek dhe para luftës ka punuar ne Spitalin rajonal në Mitrovicë të Kosovës.